16-04-2024

Kuvendari Quni kritika zyrtarëve komunal të Prizrenit për shpërlarjen e rreth 30 mijë eurove për “Karantinën” në Nashec

Anëtari i Kuvendit Komunal (KK) të Prizrenit nga Nisma Socialdemokrate, Shukri Quni, ka kritikuar zyrtarët e lartë të Komunës së Prizrenit për keqpërdorime në rastin e Karantinës së paralajmëruar në Pushimoren e Nashecit, në fillim të pandemisë.

Quni deklaroi kështu në mbledhjen e sotme të KK-së, pas një debati me nënkryetarin e Komunës së Prizrenit, Visar Shehun, duke e paralajmëruar atë për përballje me Prokurorinë, pasi sipas tij bëhet fjalë për shpërlarjen e rreth 30 mijë eurove në atë rast.

“Ki përgjegjësi. E ke sjell karantinën në Pushimoren e Nashecit. Ku mbeten ato krevate, ato investime? I keni shpërla rreth 30 mijë euro. Do të shkoni në Prokurori!”, deklaroi Quni.

Asnjë koment

Comments are closed.