24-11-2024

Kuvendarja opozitare, Agnesa Sinanaj kritikon Haskukën për instalimin e njerëzve politik në sport

Kuvendarja e AAK-së në Prizre, Agnesa Sinanaj e ka kritikuar kryetarin Mytaher Haskuka për siç ka thënë futje të kthetrave edhe në KB “Prizreni”.

Ajo në një deklarim në faqen e saj në facebook, ka thënë se edhe sportin, partnerët e koalicionit në Prizren e kanë shndërruar në kulaç, të cilin po e ndajnë në mënyrë të barabartë:

Ja postimi i saj:

“Pas futjes së kthetrave të politikës me ngjyra të Nismës në klubin futbollistik “Liria”, pjesa tjetër e kulaçit në sport gjithsesi duhet ti takojë Vetëvendosjes.
Dhe njeriu i Vetëvendosjes u zgjodh në krye të KB “Prizreni”.

Në mbledhje të Kuvendit Komunal e paralajmërove këtë lajm të keq dhe kështu ndodhi, jo sepse unë jam profet por sepse ky pushtet lexohet lehtë në veprimet që i ndërmerr.
Nuk është profeci, por rrjedhë logjike e ndodhive KF “Liria” dhe KB “Prizreni” në edicionin e ri të garave vështirë do ta kenë sigurimin e ekzistencës.

Dikush mund të thotë edhe Ramadan Muja ka vepruar kështu. Po dhe pikërisht Mytaher Haskuka po vepron më keq se Ramadan Muja. Skajshmërisht politikë.
Kur po flitet per Iljaz Iljazi dhe Adhurim Krasniqi kinse kanë dhënë kontribut në sport, po dalin shumë qesharak. As njëri dhe as tjetri nuk janë nga gjeneratat që përmenden të “Lirisë” apo “Bashkimit”.

Nuk u zgjodh në Liri as Gaxholli as Skender Celina e të tjerët e në Bashkim nuk u zgjodhën as Valentin Spaqi e as Artan Kurti e keta premtuan depolitizim të sportit.

Këta qe i vendosi politika në krye të Lirisë dhe të KB Prizreni janë diletantë në sport dhe krejt të panjohur në historikun e këtyre dy Klubeve.

Mytaher Haskuka po e dërgon në humbje sportin e Prizrenit. Por thotë një fjalë e urtë popullore “ai që ia hap gropën tjetrit bie vet në të”.

 

Asnjë koment

Comments are closed.