27-07-2024

Kuvendi i Prizrenit rimblidhet sot në tentim për zgjedhjen e Kryesuesit

Kuvendi Komunal (KK) i Prizrenit do të mblidhet, sot sërish, për ta zgjedhur kryesuesin. Për këtë pozitë po “lufton” pozita dhe opozita, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Ky është vazhdim i seancës së jashtëzakonshme të KK-së së ndërprerë me 27 janar 2020, pasi për mungesë të kuorumit,  ky dështoi ta zgjedh njërin nga dy propozimet. Në seancën e ndërprerë, asnjëri nga kandidatët si ai i VV-së, Muharrem Elezkurtaj edhe ai i PDK-së nga opozita, Sulltan Badallaj,  nuk morën vota të mjaftueshme për ta drejtuar organin më të lartë komunal.

Kuvendi ka mbetur pa kryesues pasi Artan Abrashi, në zgjedhjet qendrore të tetorit fitoi postin e deputetit.

Kjo mbledhje pritet që sërish të jetë ndër më interesantet, pasi pozita dhe opozita kanë pothuajse numrin e barabartë të votave.

Në fakt nga të dyja anët, si nga pozita ashtu edhe nga opozita në mbledhjen e kaluar nuk ka pasur koordinim për kandidatët e tyre. LDK më pas kanë deklaruar se kanë kërkuar balancimin e pushtetit me VV-në pas daljes nga koalicioni të Nismës, verën e kaluar.  Referuar deklarimeve ata kanë kërkuar edhe një drejtori tjetër ose postin e kryesuesit.

Por deri tash nuk dihet nëse ka një pajtim për këtë mes tyre.

Mbledhja do të mbahet, nga ora 13:00. /GazetaePrizrenit.net /

Asnjë koment

Comments are closed.