23-11-2024

Kuvendi i Prizrenit sot mban mbledhjen e parë në kushtet e pandemisë

Drejtori i Administratës në komunën e Prizrenit, Osman Hajdari, ka njoftuar se gjithçka është gati për mbajtjen e mbledhjes së jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal edhe në këtë kohë pandemie.

Mbledhja do të mbahet në shtëpinë e kulturës “Xhemajli Berisha”.

Njoftimi i plotë:

Edhe pse në kohë pandemie, me të marrë kërkesën e Kuvendit Komunale të Prizrenit për mbajtje të mbledhjes së jashtëzakonshme, Drejtoria e Administratës është angazhuar maksimalisht për të krijuar kushte sa më të sigurta për mbarëvajtjen e mbledhjes.

Përvec faktit që mbledhja do të mbahet në shtëpine e kulturës “Xhemajli Berisha”, Drejtoria e Administratës është kujdesur për çdo detaj sa i përket kushteve higjienike, sanitare dhe të dezinfektimit; të gjitha këto konform rregullave të IKShPK-së, ka shkruar Hajdari.

Asnjë koment

Comments are closed.