27-04-2024

Kuvendi i Suharekës pritet ta debatojë dhënin në shfrytëzim të pronës së paluajtshme

Komiteti për Politikë dhe Financa që vepron në kuadër të Kuvendit Komunal (KK) të Suharekës, në mbledhjen e sotme, ndër tjera ia rekomandoi për diskutim KK-së këto çështje: Shqyrtimin e projekt-vendimit për caktimin e lokacionit për vendosjen e trafostacioneve dhe dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të komunës, Shqyrtimin e projekt-vendimit për miratimin e kornizës afatmesme buxhetore për Komunën e Suharekës për vitin 2019-2021.

Ndër tjera është rekomanduar edhe pika që ka të bëjë me shqyrtimin e projekt-rregullores për rregullat e punës në institucionet shkollore për stafin udhëheqës, mësimdhënës, nxënës dhe stafin mbështetës;

 

Njoftohet se pas miratimit të rendit të ditës, komisioni ka vazhduar me debat për secilën pikë, ndërsa udhëheqës i këtij takimi ishte kryesuesi i KK-së, Bexhet Kuçi.

Kryetari i Komunës, Bali Muharremaj u shpreh se po mundohen që secili problem ekzistues në komunë të rregullohet dhe se ftoj të gjithë anëtarët e këtij komisioni dhe të gjithë Asamblenë Komunale, të jenë bashkëpunues në mënyrë që qytetarit t’i ofrohet më e mira.

Mbledhja ka vazhduar me debat dhe me përgjigje nga zyrtarët e sektorëve përkatëse dhe se të gjitha pikat e këtij rendi të ditës janë miratuar dhe janë proceduar për në mbledhjen e radhës së KK-së./gazetaeprizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.