02-12-2024

Shefi i “Kobra City” në Prizren, Dibran Hoxha sillet i prangosur nga policia (video)

Pronari i lokalit “Kobra City” në Prizren, Dibran Hoxha, është sjellë i prangosur nga Policia në Gjykatën e Prizrenit për t’u përgjigjur rreth dyshimeve se i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore një personi.

Hoxha u arrestua dje nga Policia e Prizrenit. Ai ka qenë në kërkim policor prej ditës së shtunë pasi që i kishte shkaktuar lëndime të rënda trupore personit  H.B., babai i një ish-punëtori të “Kobra City”, një lokali nate në Prizren.

Lajmin për arrestimin e Hoxhës për KALLXO.com e ka konfirmuar Admir Shala, kryeprokuror i Prizrenit. “Sot është arrestuar dhe nesër është seanca për caktimin e masës së paraburgimit”, tha dje Shala për KALLXO.com.

Asnjë koment

Comments are closed.