23-11-2024

Kuvendi Komunal i Prizrenit në  mbledhjen solemne, vlerëson sakrificën për shtetin

Artan Abrashi, kryesues i KK-së,  tha se gjithmonë duhet t’i kujtojmë ata që sakrifikuan për këtë ditë dhe ftoi për një minutë heshtje në nderim të tyre.

Kryetari Mytaher Haskuka, vlerësoi se kjo është dita më e veçantë në jetën e prizrenasve, që riktheu shpresën.

“Nuk duhet të jemi të kënaqur me aktualitetin, aq më tepër kur të rinjtë po kërkojnë të ikin nga këtu. Këtë ma tha sot edhe nëna e dëshmorit, Ismajl Kryeziu, duke më lutur që ta parandalojmë këtë dukuri”, tha ai.

Haskuka tha se shumica e veprave kriminale të kryera nga serbët nuk kanë dalë para drejtësisë, ndërsa Serbia jo vetëm që nuk ka paguar dëmet e luftës, por ka arritur qëllimet e saj.

Në seancë, folën përfaqësuesit e subjekteve politike, pjesë e Asamblesë Komunale, të cilët vlerësuan se qershori  është muaj i veçantë për Prizrenin dhe kjo për shkak të dy ngjarjeve të rëndësishme, përvjetorit të Lidhjes Shqiptare (LSHP) dhe Ditës së Çlirimit.

Folësit përfshirë edhe ata të partive të komunitetit pakicë, si sfidë për të ardhmen përmendën zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Ndërkaq, kuvendarja e VAKAT-it boshnjak, Memnuna Ajdini, tha se boshnjakët nuk i kanë pranuar armët që të luftojnë kundër vëllezërve shqiptarë dhe se nga koha e LSHP-së jemi bashkë me ta.

Në mbledhje ish edhe përfaqësues të KFOR-it dhe të FSK-së, si dhe qytetarë./gazetaprizrenit.net/

 

Asnjë koment

Comments are closed.