24-10-2024

Kuvendi Komunal i Rahovecit miraton një sërë vendimesh

U mbajt mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit.

Gjatë kësaj mbledhje janë aprovuar këto vendime: Vendimi për shpalljen e interesit të përgjithshëm pjesën e parcelës P-71513005-00524-4, në fshatin Krushë e Madhe, Vendimi për shpalljen e interesit të përgjithshëm pjesën e parcelës P-71510056-00034-0, në fshatin Opterushë, pastaj Vendimi për formimin e Komisionit për zgjedhjen e Këshillave Lokalë, Vendimi për ndihmë financiare Bajram Popaj.

Po ashtu është miratuar edhe Vendimi për shpalljen e interesit të përgjithshëm të parcelës P-71510057-02240-1,Vendimi për shpalljen e interesit të përgjithshëm të parcelës P-71510057-02247-0,Vendimi për aprovimin e listës së anëtarëve të zgjedhur të Këshillit të fshatit Hoçë e Madhe.

Në mbledhje janë shqyrtuar edhe këto pika: Kornizës Afatmesme Buxhetore  (KAB) të Komunës së Rahovecit 2019-2021, Plani i Veprimit Komunal Kundër Korrupsionit dhe Raporti i Performancës komunale.

Asnjë koment

Comments are closed.