01-08-2021

Baldedaj deklaron se ka ndërhyrje klasike të pushtetit në sport

Shefi i grupit të këshilltarve të AAK-së në Asamblenë Komunale të Prizrenit, Ilir Bladedaj ka akuzuar Drejtorinë për Kulturë, Rini e Sport, konkretisht drejtorin e saj për ndërhyrhe klasike politike në klubin e Lirisë.

Ai këtë e ka bërë në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal.

Ky është deklarimi i plotë i tij:

“Kemi të bëjmë me ndërhyrje klasike politike, veçanërishtë ng DKRS-ja dhe drejtori aktual, që kanë bërë vazhdimisht presion, që ka reflektuar me mos përkrahjen financiare dhe sjelljen e njerëzve të NSIMA-s në klub. Fillimishtë , me presion e kanë sjellur Gzim Hasin,në muajin shkurt, poashtu ish kandidatë nga Nisma për zgjedhje, aktivist i këtij subjekti, e më pas kan kushtëzuar mbajtjen e Kuvendit dhe ate të jashtëzakonshëm edhe pse për këtë ska patur asnjë bazë, duke kushtëzuar po nga DKRS thirrjen e Kuvendit, me përkrahjen financiare nga DKRS.

Drejtori, Ehat Oreshka, ka bër presion vazhdimishtë dhe ka ndërhy, me qëllim që pas mbajtjes së Kuvendit, të zgjidhet njeriu i tij, thua se mjetet që jepen për klubin janë të tijat, duke harruar që janë mjete të taksa pagueve. Kuvendi i rregullt Klubit Liria, sipas statutit të KF Liria, do të duhej të mbahej në janar të vitit 2019. Mirëpo, ndërhyjra politike e bëri të veten dhe ai u mbajt , si u mbajt edhe pse Kuvendi, pati një varg shkeljesh statutare. Por edhe pas kësaj, edhe pse Kuvendi ka qenë i manipuluar nga presionet që ka bërë DKRS e NISMA, ku Ilijaz Ilijazi, u zgjodh kryetar, po nga Nisma, ish kandidat I këtij subjekti në zgjedhjet e fundit, Ibashkëpuntori më i afërt i Zafir Berishës. Premtimi se pas zgjedhjes së kryetarit gjërat do të shkojnë më mirë , nuk po shihet askund.

Ai,kryetari i ri ka shkelur statutin që ditën e parë, duke mos zgjedhur Kryesin e re,ashtu siq e parash statuti klubit.Kanë kaluar më shumë se 10-të ditë dhe ai ka mbetur I vetmuar, me ndonjë visitor të partisë së tij, pa kryesi dhe pa shtab reknik, e poashtu edhe futbollsitë nuk ka fare, që për çdo dit ata duke parë këtë qasje, po largohen. Me këto veprime, Liria ka rrëshqit buzë greminës dhe priten ditë edhe më të këqija për këtë asset të Komunës, që s’do të duhej të politizohej, siq po bëhet. Poashtu, Ilijaz Ilijazi, me zyrtare te DKRS, kanë refuzuar bisedimet me gjermanët, duke i kushtëzuar ato me favore.

Pra, nisur nga kjo, Asambleja, duhet urgjentisht të ndërhyjë në rimëkëmbjen dhe depolitizimin e KF Liria. Ndërhyrjet politike, janë të dënueshme nga UEFA, FIFA, dhe FFK. Komuna, mund duhet të japë mjete, të kërkoj llogari, por jo të ndërhyjë politikisht siq po bënë. Asambleja, duhet të veprojë shpejt dhe dnershëm bashkë me kryetarin e Komunës, për të ndërprerë këtë katahurë që po kërcënon në zhbërjen e Lirisë, Krejt në fund, DKRS, po ëkkron që edhe në Klubin e Basketbollit Bashkimi, të sjell njerëzit e vetë, duke këkruar edhe nga ta mbajtjen e një ‘Kuvendi’, formal, ku më pas do të vinin njerëz të Oreshkës dhe kompanis tij, për përfitime, politike e përfitime të tjera që veq këta i dijnë”.

Asnjë koment

Comments are closed.