KF Liria i quan shpifje e të pavërteta deklarimet e Baldedajt  

KF Liria ka reaguar pas deklarimeve të shefit të AAK-së, Ilir Baldedajt në Kuvendin Komunal të Prizrenit, për siç ka thënë ndërhyrje klasike të pushtetit në sport, e sidomos në Liri.

Përmes një reagimi, siç thuhet me fakte, ata i kanë vlerësuar si shpifje deklarimet e tilla.

Ky është reagimi i plotë i Lirisë:

“Këshilltari, Ilir Baldedaj nga radhët e AKK-s, në mbledhjen e mbajtur sot (e enjte), ka hedhur një varg akuzash dhe të pavërtetash lidhur me zhvillimet në KF Liria. Ai, poashtu, ka vazhduar me shpifje e të pavërteta edhe në llogarinë e tij në fb.

Nisur nga parimi, se fakti është mbi të gjitha shpifjet e tij dhe të sojit tij, Liria ju fton që të lexoni dokumentet e poshtme që flasin, për rrjedhën e Kuvendit (që janë edhe objekt i shpifjeve të Ilir Baldedajt), si: proceverbalin dhe lsitën e pjesëmarrësve në Kuvendin shumë të rregulltë, të mbajtur me dt.18.06.2018, I thirrur krejtësishtë në mënyrë të rregulltë nga u.d.kryetarit Qemal Krasniqi dhe kryesuar nga ai, dhe i njëjti ka sjellë poashtu vendime meritore.

Liria, ka zgjedhur kryetarin e ri po atë ditë, me 27 vota për, nga po aq delgatë sa ishin të pranishëm, pa kundër kandidatë dhe pa asnjë votë kundër e asnjë abstenim.

Ndërsa, sa i përket zgjedhjes së Kryesisë,me dt.04.07.2018 do të jetë Kuvendi, ku do të emërohen anëtarët e Kryesisë së re.

Poashtu, Kuvendi është thirrur me kohë (janë njohtuar) delegatët e klubit, sikurse janë ftuar edhe zyrtarë nga Zyra e kryetarit, kryesuesit dhe nga DKRS, për të treguar gjithë transparencën e mundur”.