“Ky djalë është …” – Ja çfarë “mesazhi” ia shkruan Egli në krah Gjestit
Një moment plot humor dhe emocion ndodhi së fundmi në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, ku Egli dhe Gjesti u shfaqën më të afërt se kurrë. Teksa kalonin kohë bashkë, Egli i shkroi Gjestit një mesazh me plot kuptim në krah: “This boy is married, sorry ladies” – që përkthehet në “Më vjen keq goca, ky djalë është i martuar”.
Ky reagim erdhi pas një surprize nga “Vëllai i Madh”, i cili i kishte dërguar Gjestit një zarf me një mesazh special. Në të, njoftohej se ishte marrë parasysh kërkesa e tij për të organizuar një dasmë tradicionale brenda shtëpisë, si një ngjarje festive për të përmbyllur sezonin.


Një “martesë” simbolike, që vjen si një dedikim për dinamikën mes dyshes që ka ngjallur interes të madh gjatë gjithë këtij edicioni. Fansat, ndërkohë, presin me kureshtje se si do zhvillohet “nata e madhe”.