12-12-2024

Ky është burri 59-vjeçar që humbi jetën në Malishevë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në familjen Bytyqi në Malishevë, të dielën pasdite, kur vdiq familjari i tyre 59-vjeçar. Rasti po hetohet nga Policia dhe tashmë është konfirmuar, raporton Gazeta Sinjali.

Viktima u dërgua nga familjarët në qendrën emergjente në Malishevë, por fatkeqësisht ishte pa shenja jete.

Mund të jetë një imazh i 1 person

Sinjali mëson se bëhet fjalë për Naim Bytyqin, vdekjen e të cilit e konstatoi ekipi mjekësor pas ekzaminimeve për shenja vitale.

Nga emergjenca e kanë njoftuar Policinë dhe si rezultat njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia në Gjakovë.

Asnjë koment

Comments are closed.