13-03-2025

Ky është doktori që i qëndroi krahë Thaçit kur doli nga vizita e babait të tij

Ish-presidenti Hashim Thaçi e ka lënë Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku ishte për vizitë tek babai i tij me gjendje të rënduar shëndetësore.

Në dalje, afër Thaçit ishte doktori Adriatik Berisha. Ai ishte i vetmi që u lejua t’ia shtrëngojë dorën dhe ta përshëndes ish-presidentin, raporton Gazeta Sinjali.

Me gjasë, Adriatik Berisha, është edhe mjeku që e përcjellë gjendjen shëndetësore të Haxhi Thaçit, babit të ish-presidentit.

Në fund të vizitës, një pjesëtar stafit që e përcolli Thaçin, e luti atë të ndalej dhe bisedoi diçka me të.

Siç merret vesh, Thaçi në dhomë nuk ka qëndruar i vetëm me babin e tij, aty kanë qenë stafi nga Haga, një përkthyes dhe mjekët

Asnjë koment

Comments are closed.