28-11-2024

Ky është fshati shqiptar ku askush nuk shkon nuse, meshkujt 50-vjeç dhe beqarë

Ndodhet rreth 8 km larg autostradës Rrogozhinë-Kavajë, ku 20 familje jetojnë në izolim të plotë, pa ujë, pa kanalizime, në kushte mbijetese.

Bëhet fjalë për fshatin Mushnik, ku banorët fajësojnë mjerimin për beqarinë.

Asnjë nuse nuk vjen në fshat, thonë ata, ndaj sot ka edhe 50-vjeçarë pa familje.

Që të dalin për të kërkuar punë në qytet u duhet të përshkojnë së pari në këmbë një rrugë të vështirë prej 5 km.

Të mbjellësh kushton më shtrenjtë në këtë fshat, sepse mjetet bujqësore kërkojnë më shumë para për shkak të rrugës.

Hera e fundit qe një zyrtar ka qenë në këtë fshat, ishte gjatë fushatës së fundit elektorale.

Që atëherë në Mushnik banorët kanë parë vetëm njëri-tjetrin.

Asnjë koment

Comments are closed.