19-05-2024

Ky është hetuesi policor i arrestuar për ryshfet, dysohet se pranoi 1.000 euro për një rast

Inspektorati i Policisë së Kosovës sot ka arrestuar një hetues të PK-së, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të “Keqpërdorim i detyrës zyrtare apo autoritetit” dhe “Marrje ryshfeti”.

Burime të IndeksOnline bëjnë të ditur që në pranga të IPK-së ka renë Bekim Hyseni, hetues në Stacionin Policor në Obiliq.

Hyseni dyshohet se ka pranuar 1000 Euro për të interferuar në hetimet e një rasti penal.

Ndërsa, nga prokuroria i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Asnjë koment

Comments are closed.