27-07-2024

Prizren: Spitali organizoi Akademi Përkujtimore kushtuar mjekut dhe veteranit të UÇK-së, Sherif Krasniqi

Sot, është mbajtur akademi përkujtimore nga Spitali i Prizrenit, kushtuar mjekut dhe veteranit të UÇK-së, Sherif Krasniqi.

Pjesë e kësaj akademie të organizuar në amfiteatrin e UPZ “ UKshin Hoti”, ishin familjarë të mjekut të ndjerë, Sherif Krasniqi, përfaqëëues të shoqatave të dala nga lufta, kolegë e drejtues të Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit dhe të pranishëm të tjerë.

Drejtoresha e institucionit më të lartë shëndetësor në Prizren, Narqize Arënliu- Hoxha, tha se ndarja nga jeta e dr. Krasniqit, është një humbje e madhe për të. /tv Prizreni

Asnjë koment

Comments are closed.