24-11-2024

Ky është i arrestuar në dyshimet për falsifikim dhe shpërndarje të 2 eurove false

Autoritetet e Kosovës dhe ato të Maqedonisë së Veriut e kane arrestuar një shtetas maqedonas i cili dyshohet për prodhimin dhe shpërndarjen e parave të falsifikuara me prerje metalike prej 2 Euro, raporton Gazeta Sinjali.

Siç mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali i dyshuari për këto vepra penale i cili u arrestua sot në Kosovë është: Shkelzim Demiri.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Ndërkohë, autoritetet maqedonase kanë kryer kontrolle në tri lokacione dhe kanë sekuestruar makineri për prodhimin e parave të falsifikuara.

“Gjatë kontrollit u sekuestruan makineri për prodhimin e parave të falsifikuara me prerje metalike 2 (dy) Euro, shabllone parash dhe materiale të tjera për prodhimin e monedhave të falsifikuara, duke përfshirë të gjithë lëndën e parë të prodhimit të tyre”, thuhet në njoftimin e përbashkët të autoriteteve të Kosovës dhe atyre të Maqedonisë së Veriut.

Mund të jetë një imazh i ngrohës i ujit

Me aktvendim të prokurorit të rastit nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, shtetasi maqedonas është ndaluar përkohësisht për 48 orë dhe ndaj tij në afat ligjor do të parashtrohet kërkesë në gjykatë për caktimin e masës për sigurimin e prezencës së tij në procedurë.

Ky operacion është mbështetur nga Europol dhe Eurojust/WB Crim Just Project.

Asnjë koment

Comments are closed.