Ky është i arrestuari për krime lufte ndaj popullsisë civile në Malishevë
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ndaluar sot një person, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”, e sanksionuar në bazë të Ligjit Penal të ish-Jugosllavisë, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se i arrestuari është Srdjan Lazovic, rreth 48-vjeçar.
Hetimet preliminare kanë zbuluar se i dyshuari gjatë kohës së luftës në Kosovë, ndaj popullsisë civile në fshatin Panorc të Komunës së Malishevës, ka kryer krime të luftës.
Me urdhër të Prokurorisë Speciale, i dyshuari gjendet nën masën e ndalimit për 48 orë dhe brenda afatit ligjor do të dërgohet para Gjyqtarit të procedurës paraprake, për procedurë të mëtutjeshme.