26-04-2024

Ky është i dyshuari për gjuajtjen me armë në Krushë të Madhe

Sot rreth orës 14:35, ka ndodhur një gjuajtje me armë zjarri në fshatin Krushë e Madhe të komunës së Rahovecit, ku lidhur me këtë incident është arrestuar një i dyshuar.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se personi i cili ka gjuajtur me armë zjarri në këtë rast është Granit Dellova, 28-vjeçar, i cili rreth orës 18:35 është vetëdorëzuar në polici, ku edhe ka pranuar që ka gjuajtur me armë.

Policia ka konfiskuar armën e përdorur në rast si dhe ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh me dyshimin fillestar për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit te rrezikshëm”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

Në këtë incident dyshohet se janë të përfshirë edhe disa persona tjerë, të cilët kanë ikur nga vendi i ngjarjes, por tashmë janë identifikuar nga Policia dhe janë shpallur në kërkim.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. /GS

Asnjë koment

Comments are closed.