27-01-2025

Ky është i dyshuari që plaçkiti argjendarinë në Prizren, dërgohet në mbajtje

Argjendaria ‘Gold 2000’ në Prizren u bë cak i hajnave rreth 10 ditë më parë, çka bëri që të intervenojë Policia pas denoncimit të rastit nga pronarët. Siç raportoi ekskluzivisht Sinjali, argjendaria u plaçkit nga hajnat që arritën të vjedhin katër kilogramë ari dhe argjend.

Pasi dolën në vendngjarje dhe kryen ekzaminimet e nevojshme, Policia shpalli në kërkim një person si të dyshuar rreth kësaj vjedhje, dhe tashmë i dyshuari ka rënë në prangat e Policisë.

Sinjali mëson se personi që dyshohet se vodhi stoli është Shefshet Haziri nga fshati Greme, Ferizaj.


Bazuar në informacionet e para, stolitë që u vodhën kapin vlerën e rreth 170 mijë eurove.

I dyshuari, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Asnjë koment

Comments are closed.