15-05-2024

Ky është i dyshuari që tentoi ta dhunojë të miturën në Rahovec, përfundon në ndalim policor

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se personi që po dyshohet për këtë rast është Shaban Krasniqi, 29-vjeçar, ndaj të cilit është nxjerrë aktvendim për ndalim policor.

Lidhur me rastin, Policia ka nisur hetimet dhe sipas informacioneve që ka Sinjali, viktimë është një 17-vjecare, e cila pasi u gjet ka rrëfyer për atë që ka ndodhur në shtëpinë e 29-vjeçarit.

Krasniqi po dyshohet se gjatë periudhës që ka qëndruar me vajzën, ka tentuar që të kryejë marrëdhënie seksuale me të.

I njëjti fillimisht është shpallur në kërkim nga Policia, por që njësitet policore akoma s’kanë arritur ta lokalizojnë menjëherë vendndodhjen e tij.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar hetim dhe gjatë procesit pritet të konfirmohen ose jo pretendimet e të miturës.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata

Asnjë koment

Comments are closed.