Ky është kabineti i kryetarit të Kuvendit dhe pagat e tyre

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka emëruar 7 këshilltarë në kabinetin e tij.

Secili nga ta kryen detyra të ndryshme, transmeton “Indeksonline”.

Këshilltar i lartë dhe shef i Stafit është Ilir Kërçeli. Driton Tali është emëruar si këshilltar për çështje ekonomike. Ndërsa, Arbenita Mjekiqi shërben si këshilltare për integrim evropiane.

Reshat Nurboja është këshilltar politik, ndërsa Feim Tahirsylaj këshilltar për media.

Një tjetër këshilltare politike është edhe Liridona Gashi, kurse analisti Donik Sallova është këshilltar i jashtëm politik.

Pjesë e kabinetit të Konjufcës është edhe Tropikë Agaj në cilësinë e menaxheres së Zyrës së kryetarit.

Mediet kanë raportuar edhe për emërimin e Imami nga Peja Drilon Gashi si këshilltar në Kabinetin e Kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, por që emri i tij nuk figuron në websajtin e Kuvendit.

Paga e këshilltarit në kabinetin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, është mbi 1500 euro, përveç shefit të Stafit, Ilir Kerçeli i cili paguhet 1750 euro./Indeksonline/