18-05-2024

Ky është kandidati i PDK-së për kryetar të Malishevës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka prezantuar kandidatin e kësaj partie për ta drejtuar komunën e Malishevës, Isni Kilaj, duke cekur se ai “e njeh mirë secilën lagje e secilin fshat të Malishevës dhe ka aftësinë të unifikojë gjithë qytetarët rreth vizionit të ri që i duhet të rinjve e të rejave në Malishevë.

Krasniqi ka potencuar se “me besimin e gjithë qytetarëve të Malishevës pa dallim, me vizion e program të qartë, kryetari Isni Kilaj dhe kandidatët e PDK-së për Asamble Komunale do të punojnë ndershëm dhe me transparencë të plotë për zhvillimin e Malishevës”.

Mund të jetë një imazh i teksti

Postimi i plotë i kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi: Komuna e Malishevës ka nevojë për vizion të ri qeverisës. Ka nevojë për energji të reja në qeverisje. Kandidati i PDK-së, Isni Kilaj, e njeh mirë secilën lagje e secilin fshat të Malishevës dhe ka aftësinë të unifikojë gjithë qytetarët rreth vizionit të ri që i duhet të rinjve e të rejave në Malishevë.

Qytetarët e Malishevës meritojnë një zhvillim më të shpejtë e me perspektivë të qartë për gjeneratat e reja. Me besimin e gjithë qytetarëve të Malishevës pa dallim, me vizion e program të qartë, kryetari Isni Kilaj dhe kandidatët e PDK-së për Asamble Komunale do të punojnë ndershëm dhe me transparencë të plotë për zhvillimin e Malishevës.

Asnjë koment

Comments are closed.