04-05-2024

Moti: Ja kur parashihet rënie e temperaturave dhe reshjet e shiut

Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) njofton se java fillon me mot të nxehtë, por nga dita e martë priten riga shiu, kurse të mërkurën rënie temperaturash dhe riga shiu.

Sipas IHK, masat e ngrohta të ajrit të cilat ishin prezent ditëve të fundit, do të vazhdojnë pothuaj me të njëjta vlera termike edhe për dy ditët e ardhshme të javës së ardhshme.

Mund të jetë një imazh i teksti

“Nga dita e martë pos vlerave të larta termike parashikohet që vende–vende të ketë riga shiu të cilat parashihen të përsëriten edhe ditën e mërkurë. Temperaturat nga e mërkura parashihen të shënojnë rënie në të dy vlerat ekstreme”, njofton Instituti.

Sipas IHK, temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve të ardhshme parashihen të lëvizin ndërmjet 12-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-35 gradë Celsius.

Asnjë koment

Comments are closed.