Ky është këngëtari shqiptar që mbeti i vrarë në Shkup
Një incident i armatosur ka ndodhur mbrëmë në Shkup, gjegjësisht në rrugën e njohur si Rruga e Plastikave.
Në këtë përleshje me armë ka vdekur blogeri dhe këngëtari shqiptar, Amar Ismani. Aty janë përfshirë disa persona ndërsa janë plagosur edhe tre të tjerë.
Lajmin për vdekjen e artistit e ka konfirmuar edhe vëllai i tij, Edin Ismani.
“Të Allahut jemi dhe tek ai do kthehemiMe zemër të thyer e të pikëlluar ju njoftoj se ka ndëruar jetë djali/vëllau jonë Amar Ismani. Ceremonia e varrimit do të bëhet sot me namazin e Iqindis në xhamin e Cairit, dhe pastaj te varezat në Butel”, ka shkruar vëllai i të ndjerit në Facebook.
*