09-05-2024

Ky është moti gjatë fundjavës?

Në Prizren dhe në rajonin përreth parashihet që fundjava të jetë me reshje të shiut.

Temperaturat minimale do të luhaten 5- 8 C, e maksimalet nga 20 deri 23C, e në fundjavë do të zbresin në 13-14C.

Ditëve të fundjavës, sipas modeleve parashikuese, pritet një ndryshim i situatës sinoptike mbi kontinentin Europian, me depërtimin e një vorbulle ciklonike me masa të ftohta ajrore polare nga veriu i kontinentit. Kjo vorbull do të depërtojë edhe mbi rajonin tonë, ku pritet të sjellë mundësi për të reshura, si dhe rënien e vlerave të temperaturave.

Sot reshjet do të vazhdojnë edhe gjatë mëngjesit, e gjatë ditës pjesërisht vranët, vende-vende me reshje të dobëta shiu.

Nesër dhe të hënën mot më i ftohtë, kryesisht me vranësira dhe kohë pas kohe me reshje shiu. Të hënën në vise malore mbi 1200-1500m priten edhe reshje bore.

Sipas Prishtina Weather, do të fryjë erë e lehtë nga verilindja 1-4m/s, e në fundjavë mesatarisht e fuqishme 4-8m/s. Shtypja atmosferike do të pësojë rënie të lehtë, por sërish do të rritet mbi vlera normale.

Asnjë koment

Comments are closed.