29-11-2024

Ky është parashikimi i motit për javën e parë të nëntorit

Java e parë e nëntorit pritet të jetë me mot më të butë. Të martën në mëngjes do të jetë me shi, e më pas vransira e diell. Temperaturat maksimale do të shkojnë edhe deri në 20C, njofton Prishtina Weather.

Mot stabil e i kthjellët pritet në ditën e parë të muajit nëntor. Në mbrëmje vransirat do të shtohen, e të martën orëve të mëngjesit do të ketë edhe të reshura kalimtare shiu.  E nga dita e mërkurë po parashihet të mbajë mot i butë, me vransira dhe intervale me diell, por që nuk priten edhe të reshura.

2.11 – Kryesisht me vransira, orëve të mëngjesit reshje kalimtare shiu.  Pasdite intervale me diell.

3.11 – Pas mëngjesit me mjegull apo vransira të ulëta në ultësira, ditën vransira e intervale me diell, me mundësi për riga lokale shiu.

4.11 – Mot i butë e pjesërisht i vranët, me intervale më të gjata me diell gjatë ditës.

5.11 – Butë, me vransira e diell.

Temperaturat minimale të hënën ende mund të zbresin në vlera negative në -1C, por nga e marta luhaten ndërmjet 6C e 10C, e maksimalet të martën zbresin deri në 13C, mirëpo deri të premten shënojnë rritje edhe në 20C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga jugu e juglindja 3-12m/s.

Shtypja atmosferike në rënie deri ditën e martë, më pas me tendencë të rritjes edhe mbi vlera normale.

Asnjë koment

Comments are closed.