22-03-2025

Ky është personi nga Prizreni që u arrestua pasi u kap me armë ilegale dhe mijëra euro në veturë

Në Prizren teksa Policia po patrullonte ndaloi për kontroll një veturë, ku u gjetën një armë ilegale me municion dhe para të gatshme në valuta të ndryshme, në total mbi 5 mijë euro.

Gazeta Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se i dyshuari që u kap në flagrancë nga Policia është Atdhe Bytyqi, rreth 42-vjeçar.

Bytyqi është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar lidhur me rastin.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e hetimit për armëmbajtje pa leje.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Asnjë koment

Comments are closed.