U vodh në Prizren, gjendet vetura pas 5 muajve në një zonë malore të Vushtrrisë
Policia në Vushtrri ka gjetur një automjet që ishte raportuar i vjedhur në Prizren rreth pesë muaj më parë.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, automjeti është identifikuar në një zonë malore të Vushtrrisë nga njësitet policore, gjatë kryerjes së detyrave për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.
Pas verifikimit të të dhënave, është konfirmuar se bëhej fjalë për automjetin e raportuar të vjedhur në Prizren.

Në bashkëpunim me hetuesit policorë të Prizrenit, po ndërmerren procedurat e nevojshme, pas përfundimit të të cilave automjeti pritet t’i kthehet pronarit legjitim. / Gazeta Sinjali


