12-12-2024

Ky është personi që arriti t’i ikë Policisë në Merdar, ia mbathi në drejtim të Serbisë

Lajmi tashmë është konfirmuar edhe nga Policia, teksa Sinjali ka zbuluar identitetin e të dyshuarit.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Mensur Bunjakun, rreth 41-vjeçar.

Sipas informacioneve të para, i dyshuari fillimisht ishte ndalur për kontroll dhe verifikim, ku rezultoi se është në listën e personave të kërkuar, me ç’rast Policia filloi ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme dhe u njoftua njësia përkatëse që të merret me rastin.

Gjithçka dyshohet se ndodhi për pak minuta, pasi një zyrtar policor i kërkoi të dyshuarit që ta parkonte veturën mirë, pasi ishte ndalur në shiritin ku vazhdonte qarkullimi.

Të njëjtat burime thonë se i dyshuari e shfrytëzoi rastin dhe pasi hipi në veturë, ia mbathi kah Serbia.

Lidhur me rastin, është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme.

Me vendim të tij, është iniciuar hetimi ndaj personit të dyshuar.

“I dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte qenë në kërkim policor me veturë ka ikur në drejtim të Serbisë. Është njoftuar prokurori i cili e ka bërë cilësimin e veprës penale.” – ka njoftuar Policia.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Asnjë koment

Comments are closed.