Ky është personi që tentoi ta fus drogën në Burgun e Dubravës për ta furnizuar djalin
Sot në Burgun e Dubravës, ku gjatë kontrollit të gjësendeve të sjella nga një familjar për një të dënuar, u kap një sasi e dyshuar e lëndës narkotike.
Gazeta Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se personi që dyshohet se e dërgoi drogën në burg është Skender Latifi, i cili nuk arriti ta ‘furnizojë’ djalin e tij të burgosur, Fitim Latifi.
Latifi ka tentuar të fuste narkotikët në mënyrë të kamufluar, brenda rrobave dhe është zbuluar në një xhaketë gjatë procesit të kontrollit.
Pasi rasti është zbuluar, është njoftuar Policia e Kosovës dhe janë ndërmarrë veprimet e nevojshme.
I dyshuari Skender Latifi është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar.
Me urdhër të prokurorit, është iniciuar rasti për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”./Gazeta Sinjali