11-10-2024

Ky është personi që u dërgua pa ndjenja në Spitalin e Prizrenit, dyshohet për mbidozë

Një person është dërguar sot pa ndjenja në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit, raporton Gazeta Sinjali.

Siç mëson Gazeta Sinjali nga burimet e saja bëhet fjalë për Menderes Kadrin, i cili dyshohet se në momentin kur ka humbur ndjenjat ka qenë me mbidozë të drogës.

Ai është gjetur i shtrirë për toke në afërsi të “Lidhjes së Prizrenit” në Prizren, dhe menjëherë është bartur për në Emergjencën e qytetit.

Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali edhe Policia e Prizrenit, e cila ka njoftuar se personi është dërguar në emergjencë në gjendje të rëndë.

“…por tani është më mirë dhe është liruar”.

Kadri është emër i njohur për autoritetet pasi ka qenë i përfshirë në disa raste të vjedhjeve të rënda, siç ka qenë edhe rasti në shtëpinë e zyrtarit të AKI-së.

Asnjë koment

Comments are closed.