04-05-2024

Ky është personi që vdiq pas shpërthimit të fuqishëm në një magazinë në Shqipëri

Një shpërthim i fortë ka ndodhur në një magazinë në ndërtim në Lushnjë të Shqipërisë, ku thuhet se një person ka vdekur, ndërsa disa persona janë lënduar.

news image

 

 

 

Një shpërthim i fortë ka ndodhur në një magazinë në ndërtim në Lushnjë të Shqipërisë, ku thuhet se një person ka vdekur, ndërsa disa persona janë lënduar

Ende nuk dihet shkaku i këtij shpërthimi. Dyshohet se gjatë punës në fabrikë një vinç ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka pasur një shpërthim.

Top Channel mëson se Roland Hoxha është personi që mbeti i vdekur sot nga shpërthimi në mgazinë.

Forcat e policisë, ambulanca dhe zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje. Shpërthimi dyshohet se ka qenë shumë i fortë dhe zhurma është dëgjuar pothuajse në të gjithë qytetin.

Asnjë koment

Comments are closed.