03-05-2024

Tuneli në rrugën Tetovë-Prizren/ Kalon në komision projektligji për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëfinancimit

Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, ka votuar me gjashtë vota Projektligjin për ratifikimin e “Marrëveshjes së bashkëfinancimit për hartimin e Projektit për ndërtimin e tunelit në rrugën Tetovë-Prizren”.

Kryetarja e Komisionit Fitore Pacolli, tha se ky projektligj është në përputhje më të gjitha rregulloret e Kuvendit dhe është duke u zbatuar memorandumi i arritur ndërmjet dy shteteve.

E deputetja e pavarur, Albena Reshitaj, tha se e përkrahim këtë marrëveshje pasi është shumë e rëndësishme për të dyja shtete.

“Duke parë që është një projekt i jashtëzakonshëm, do ta përkrah këtë shqyrtim të projektligjit dhe se shumë shpejt do të filloj që të jetësohet kjo ëndërr e qytetarëve. Do të jetë një mundësi e jashtëzakonshme për të dy shtet tona”, tha ajo.

Asnjë koment

Comments are closed.