15-04-2024

Zbarkojnë në Shqipëri dronët “Bayraktar”

Dronët ‘’Bayraktar’’ tashmë kanë zbarkuar në shtetin e Shqipërisë.

Kjo është bërë e ditur nga ana Ministrit të Mbrotjes së Shqipërisë, Niko Peleshi përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.

Sipas Peleshit, dronët ‘’Bayraktar’’ janë të njohur për efikasitetin dhe teknologjinë e tyre të avancuar.

‘’ Dronët #Bayraktar, të njohur për efikasitetin dhe teknologjinë e tyre të avancuar, tashmë janë në Shqipëri! Prej dy ditësh, ka filluar montimi dhe paralelisht po kryhet instalimi i infrastrukturës mbështetëse për operimin dhe kontrollin e tyre. Ky zhvillim jo vetëm që rrit aftësitë e mbrojtjes së Shqipërisë, por shërben edhe si dëshmi e angazhimit të vendit për të garantuar sigurinë kombëtare dhe për të përmbushur standardet më të larta të mbrojtjes’’, ka theksuar Peleshi.

Më tutje Ministri i Mbrotjes është shprehur se kjo arritje është simbol i dedikimit të Shqipërisë drejt modernizimit dhe inovacionit në Forcave të Armatosura./IO

Asnjë koment

Comments are closed.