Ky është personi që vdiq tragjikisht në pishinë
Një person ka humbur jetën në Banjë të Istogut. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së shtunës.
Në anën tjetër, burime të IndeksOnline bëjnë me dije se bëhet fjalë për Gëzim Hoxha. I ndjeri ishte 52-vjeçar.
HETIM I VDEKJES
Banjë, Istog 30.03.2024-18:00. Raportohet se viktima mashkull kosovar derisa ishte në pishinë kishte kërkuar ndihmë dhe ishte ndihmuar nga shpëtimtari i pishinës. Mjeku kujdestar i pishinës i kishte ofruar ndihmë mjekësore dhe me autoambulant ishte dërguar në spitalin e Pejës, ku mjeku kujdestar e kishte konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.
Lexo edhe: