29-04-2024

Ky është personi që vdiq tragjikisht në Romajë të Hasit të Prizrenit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Prizren, ku një person ka humbur jetën pasi u godit nga rryma teksa ishte duke peshkuar në fshatin Romajë. Viktima u dërgua në spital, por nuk arriti t’iu bëjë ballë plagëve dhe vdiq, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet brenda Spitalit Rajonal të Prizrenit kanë bërë me dije se i ndjeri që vdiq tragjikisht është Florim Sokoli, rreth 41-vjeçar.

Viktima fillimisht u dërgua në Emergjencë për trajtim mjekësor, por pas rreth 1 ore ndërroi jetë dhe vdekja e tij u konstatua nga ekipi mjekësor.

Lajmin e kanë konfirmuar për Sinjalin edhe nga Policia Rajonale në Prizren.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është iniciuar rasti Hetim i Vdekjes, në konsultim me Prokurorin e Shtetit”.

Asnjë koment

Comments are closed.