Ky është rezultati i ndeshjes Liria -Trepça dhe Ballkani -Ulpiana
Ndeshja e sotme në Prizren, Liria-Trepça përfundoi baras 0:0.
Liria pati disa raste, edhe një shtyllë mes tjerash.
Prizrenasit protestuan për një penalli te pa akorduar nga referi kryesor, raporton Gazeta e Prizrenit.
Ndeshja ishte në kuadër të Ligës së Parë, ndërsa të mërkurën është në program derbi lokal A&N- LORIA.
Ndërkaq, në kuadër të xhiros së tretë të Superligës së Kosovës, një ndeshje spektakolare u zhvillua në Suharekë aty ku Ballkani e mposhti me shumë vështirësi Ulpianën më rezultat 3-2.
Për Ballkanin shënuan Thaçi (2) dhe Haxha, kurse për Ulpianën Selimi në minutën e 72’ dhe Shala në të 90-tën. /GazetaePrizrenit.net