Ky është zyrtari policor që dyshohet se vrau aksidentalisht vajzën dhe pastaj veten në Prizren
Zyrtari Policor që u gjet i vdekur sonte me vajzën e tij në Prizren është Sali Mazreku, nga Departamenti i Kufirit.
Sinjali mëson se dyshimet e para janë se ai vrau aksidentalisht vajzën, pastaj edhe veten.
Me 15.12.2020, pak pas orës 19:00, Policia ka pranuar një informacion se në rrugën “Durmish Asllani” në Prizren, janë dëgjuar të shtëna nga arma e zjarrit. Njësitet kompetente policore, menjëherë i janë përgjigjur vendit të ngjarjes dhe bazuar në informacionet e para, në një shtëpi banimi janë gjetur dy trupa të pa jetë, një M/Kosovar zyrtar policor dhe një F/Kosovare, vdekjen e të cilëve e kanë konfirmuar mjekët kompetent. Në vendin e ngjarjes janë dalur të gjitha njësitet policore përfshirë forenzikën, ekipet mjekësore dhe prokurorin, të cilët janë duke ekzaminuar vendin e ngjarjes si dhe duke kryer hetime intensive, lidhur me rastin. Me respekt. /Gazeta Sinjali/