23-11-2024

Lajm i mirë: Asnjë nga 25 personat e testuar nga Korisha nuk rezultojnë pozitiv

Personat (25) që u testuan dje nga IKSHPK, nëse janë të prekur apo jo me Covid 19, rezultuan negativ në testet e kryera, ka njoftuar Drejtori për Emergjencë dhe Siguri në Prizren, Faruk Dakaj.

Ndërkaq, një informacion të tillë e ka konfirmuar edhe drejtori i Shëndetësisë, Visar Shehu, i cili njofton se sapo ka kontaktuar rreth këtij informacioni me zyrtarë të IKSHPK-së të cilët ia kanë konfirmuar të njëjtin informacion.Ndërkaq,edhe kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka shkruar në faqen e tij zyrtare në facebook lidhur me këtë informacion se, sapo u informuam nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës që 25 mostrat që janë marrë nga familjarët dhe kontaktet e gruas nga Korisha, kanë dalur negative. Pra sot nuk ka infektime të reja nga virusi COVID-19 në komuna e Prizrenit.

Ky është një lajm shumë i mirë, por sidoqoftë nuk duhet të relaksohemi ngase simptomet e virusit COVID-19 mund të shfaqen pas 2 jave. Prandaj ftoj qytetarët që të vazhdojmë t’i përmbahemi masave ashtu siç kemi bërë deri më tani, ka shkruar Haskuka.
Ndryshe, gjatë ditës së djeshme iu janë marrë mostrat për analiza nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik 25 personave, të cilët dyshoheshin se kanë patur kontakte me të infektuaren 70 vjeçare nga ky lokalitet./tvprizreni.info/

Asnjë koment

Comments are closed.