Lajm i mirë: Asnjë vdekje dhe vetëm 2 raste të reja me koronavirus
Në 24 orët e fundit janë shënuar vetëm 2 raste të reja me koronavirus nga 1944 testime.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se asnjë person nuk ka vdekur si pasojë e Covid 19, kurse 3 persona janë shëruar, transmeton Indeksonline.
Në 24 orët e fundit janë bërë 12 mijë e 430 vaksinime.