23-11-2024

Lajm i mirë për përfituesit e asistencës sociale

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka bërë të ditur se nesër mbi 24 mijë familje marrin dyfishin e asistencës sociale, shkruan Gazeta Blic.

Bajrami ka theksuar se nga kjo masë kanë përfituan 24,791 familje.

Ajo ka treguar se këto mjete pritet të dalin nesër gjatë ditës.

Lexo edhe:

Skandalet në arsimin prizrenas, ish-zv.drejtorët e shkollave marrin paga pa punuar

Njoftimi i plotë:

Mbi 24 mijë familje marrin nesër dyfishin e asistencës sociale

Me kërkesë të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, sot Ministria e Financave ka proceduar pagesën për përfituesit e asistencës sociale për muajin tetor. Sipas vendimit të Qeverisë nr.10/33 të datës 28.09.2020 familjet në asistencë sociale marrin dyfishin e asistencës për tetor, nëntor dhe dhjetor.
Nga kjo masë përfituan 24,791 familje.
Mjetet dalin nesër gjatë ditës.

Edhe realizimi i kësaj mase u bë i mundshëm falë të gjithë atyre që paguajnë tatime e taksa.

Asnjë koment

Comments are closed.