Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka publikuar rezultatet e fundit rreth koronavirusit në Kosovë.
Prizreni, ndërkaq ka vazhduar trendin pozitiv sa i përket rasteve me koronavirus.
Për të dytën ditë radhazi, as sonte nuk është konfirmuar asnjë person i infektuar, shkruan Gazeta e Prizrenit.
Sot, më 18 maj 2020 janë testuar gjithsej 200 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.
Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 3 raste.
Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Prishtinës 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Prishtinë).
Njoftohet se sot janë shëruar 18 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 754 raste.
Nga data 08 shkurt deri më 18 maj 2020, gjithsej 11.987 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 988 raste, me gjithsej 29 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. /GazetaePrizrenit.net/