25-11-2024

Lajmërimi i Ramës se Kurti pranoi Asociacionin e BE-së, Bajrami: Qeveri ku është transparenca?

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hikmete Bajrami, ka reaguar pasi ka qenë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili ka dhënë informacione për atë që po ndodh në Bruksel. Sipas asaj që pretendon Rama, kryeministri Albin Kurti ka pranuar propozimin e BE-së për Asociacionin.

Bajrami ka pyetur Qeverinë se ku është transparenca, derisa duke ironizuar ka thënë se i kupton se iu duhet kreativitet për të treguar se çfarë kanë pranuar në Bruksel.

“Qeveria e 51?%, a e din çka është transparenca?

Po ju kuptojmë, duhet kreativitet tash me tregu çka keni pranu”./FO

Asnjë koment

Comments are closed.