23-04-2024

Largohet drejtori i Arsimit në Prizren, Skënder Susuri, ja kush është zëvendësi i tij

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka konfirmuar largimin e drejtorit për Arsim, Skënder Susurit, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.

E plotësuar

Haskuka dhe Susuri sot mbajtën një konferencë shtypi.

Me këtë rast, Haskuka e ka falënderuar Susurin për punën e deritashme, por tha se kërkesa për largim vjen nga subjekti i tij, përcjell “GazetaePrizrenit.net”.

Susuri, ndërkaq ka thënë se dorëheqja e tij është politike, ndërsa në vazhdim do ta analizojë të ardhmen e tij politike në Nisma.

Kryetari Haskuka ka njoftuar se Susurin do ta zëvendësojë Gani Gërmizaj nga Nisma. “GazetaePrizrenit.net” mëson se Gërmizaj është një mësimdhënës i fizkulturës./ GazetaePrizrenit.net”.

Asnjë koment

Comments are closed.