25-11-2024

Largohet kapiteni i Lirisë, Korenica

Kapiteni i Lirisë së Prizrenit, Meriton Korenica edhe zyrtarisht largohet nga klubi. Ai ka marrë fletëlëshimin përkatës, njoftuan zyrtarët e klubit, transmeton “Gazeta e Prizrenit.net”.

Largimin e  ka bërë të ditur edhe vetë ai. Në faqen e tij të “facebookut”, ai ka shkruar se dy sezone të mrekullueshme ka qenë pjesë e Lirisë, ku ka pasur një periudhë të rëndësishme për karrierën e tij. Korenica me këtë rast ka falënderuar kryesinë e klubit,  bashkëlojtarët, tizofët “Arpaxhikt”, si dhe trajnerët e deritashëm, në krye me B. Shkëmbi.

“Tani është koha për sfida të reja dhe një hap të ri në karrierën time. Faleminderit Prizren, për gjithçka”, ka shkruar në fund ai.

Për këtë hap të kapitenit, ndërkaq kanë njoftuar edhe tifozët prizrenas “Arpagjikët”.

Ja postimi i tij:

Asnjë koment

Comments are closed.