14-07-2020

Latifi i reagon ashpër Xhelal Sveçlës: Po luani me djersën e fermerëve tanë

Në Rahovëc gjatë ditës së djeshme u shënua edhe një viktimë si pasojë e përballje me COVID-19. Bëhet fjalë për një zonjë rreth 63-vjeçare e cila kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese. Por situata atje sa i përket personave të infektuar është stabile. Por, rahovecianët po ballafaqohen tash me një problem tjetër. Atyre sipas kryetarit të komunës Smajl Latifi, u është mbyllur një pjesë ku parashihej që të hapej tregua për fermerët rahovecian. Latifi thotë se vendimin e mori ushtruesi i detyrës së ministrit në MBP, Xhelal Sveçla. Vendimi sipas Latifit është arbitrar, raporton Gazeta Express.

“E gjithë Kosova e di që Rahoveci është treva më bujqësore në Kosovë.  Vetëm zt. Zvecla nuk e di këtë fakt. Ai e ka harru faktin se ky hambar i bujqve gjendet në Rahovec. Ai ka marrë vendime arbitrare, e ka thyer vendimin e kryetarit të komunës i cili është zgjedhur me vota të popullit. Kjo është e çuditshme dhe e papranueshme. Ai po e mbytë mundin dhe djersën e fermerëve duke marrë vendime arbitrare. Ne jemi te habitur me vendim që vijnë nga lartë të cilat nuk kanë as bazë logjike e as shkencore”, tha ai.

Këto reagime Smajl Latifi i bëri pasi që nuk u lejua hapja e një tregu në komunën e tij.

“Veprimtaria kryesore që tek ne është bujqësia, bujqit tanë vazhdojnë që të kenë probleme serioze në qasje në tokat  e tyre të punës. Ne kemi probleme serioze edhe me tregun i cili nuk na u lejua neve që të hapet. Një hapsirë me një sipërfaqe mbi 1 hektarë nuk u është lejuar bujqve që t’i plasojnë prodhimet e tyre të gatshme në tregun e rrushit. Aty ka shumë kushte që të mbahet edhe distanca. Por, çuditërisht me urdhër të veçantë janë urdhëruat njësitë speciale që ta mbyllin tregun. Nuk iu lejua fermerëve tanë që t’i plasojnë produktet e tyre”, thotë ai.

Kreu i Komunës së Rahovecit ka folur edhe për rastet e infektuara me Covid 19 në komunën që ai drejton.

“Ne në komunën tonë për momentin kemi dy raste të shëruara plotësisht. Ndërkohë dje është bërë ri testimi i rasteve të tjera të cilat e kanë kaluar periudhën e karantimit. Sot pritet rezultati. Gjatë këtyre ditëve ka lëvizje më të shpeshta. Sipas informatave që ne kemi janë duke u zbatuar rekomandimet e IKSHPK’së”, sqaroi ai./Express

Asnjë koment

Comments are closed.