25-04-2024

Serbia pritet t’i hapë kufijtë me Shqipërinë, por jo me Kosovën – reagon ashpër Konjufca

Glauk Konjufca, ministri në detyrë i Punëve të Jashtme,  ka thënë se hapja e kufijve për shtetet fqinje nga ana e Serbisë duke përjashtuar Kosovën është qasje diskriminuese.

Ai ka thënë se qeveria e Kosovës e dënon qasjen e tillë të Serbisë karshi Kosovës.

“Qeveria e Kosovës dënon qasje e pabarabartë dhe diskriminuese të Serbisë ndaj Kosovës. Serbia ka hapur kufijtë për qytetarët e vendeve të regjionit por jo për qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Konjufca në Twitter.

Serbia do të hapë kufijtë për lëvizjen e njerëzve plotësisht nga 1 qershori për katër vende, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Bosnje e Hercegovinën dhe Shqipërinë edhe pse nuk kufizohet me këtë të fundit. /is

Asnjë koment

Comments are closed.