Latifi jep detaje për të vdekurin nga Covid-19, në gjendje të rëndë edhe inspektori i komunës
Sot në orët e mëngjesit në Klinikën Infektive ka ndërruar jetë E.K nga Rahoveci, i cili ishte i prekur me Covid-19.
Kryetari i Rahovecit Smajl Latifi për Indeksonline tha se i ndjeri kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese, dhe është punëtor i një ndërmarrjeje.
Dje pas dy rasteve të konfirmuara nga IKSHPK-ja, Latifi tha se kanë marrë hapat e nevojshëm për të ndaluar përhapjen e infeksionit.
Kujtojmë që ditë më parë kryetari ka marrë vendim për të filluar aplikimin e masave shtesë, pas përhapjes së koronavirusit në vend.
Latifi ka thënë se ndër hapat që do të merren janë reduktimi i stafit zyrtar në të gjithë drejtorit komunale, përveç atyre të personelit shëndetësor dhe Inspektoratit Komunal./Indeksonline/