LDK apo PDK, kë do ta mbështesin në zgjedhjet e 14 nëntorit LVV dhe Vakat në Dragash?
Qytetarët e komunës së Dragashit do iu drejtohen përsëri më 14 nëntor kutive të votimit pasi LIdhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës janë në balotazh.
Kandidati për kryetar nga LDK-ja, Bexhet Xheladini ka marrë 4.455 vota kurse Shaban Shabani nga PDK-ja ka fituar besimin e 4.317 qytetarëve, shkruan IndeksOnline.
Partia e tretë, Vetëvendosje, ende nuk ka vendosur se cilën parti do ta mbështes në zgjedhjet e ardhshme.
Ibrahim Ajupi , kryetar i Qendrës i Lëvizjes Vetëvendosje në Dragash, për IndeksOnline, tha se nuk mund të qëndrojnë neutral por ende s’kanë marrë një vendim përfundimtar.
“Nuk mundem me ju konfirmu për një vendim për shkak që nuk janë certifikuar ende rezultatet. Në momentin që marrim rezultatet ne do ulemi dhe do të marrim një vendim. Si parti e tretë mendoj se nuk mund të jemi neutral duhet me u përfshirë në vendimmarrje por pas konsultimit me strukturat tona duhet të marrim një vendim.
Por këtë javë nuk do të ketë vendim. Ne nu ki kemi përfunduar diskutimet e brendshme, populli nuk ka menduar se ne duhet të bëjmë ndryshime, se ne jemi partia e tretë, ndoshta popullata ka menduar që LDK-ja duhet me bë ndryshimin në bazë të këtyre principeve ne me siguri do të mbajmë diskutime dhe ta shofim se sa jemi të gatshëm të kontribojmë në këtë aspekt.
Kurse, Adnan Redzeplar nga partia Vakat, për IndeksOnline tha se është në diskutim me njërën nga partitë për bashkëpunim.
“Jemi duke pritur rezultatet përfundimare, jemi në diskutim me njërën nga partitë por s’kemi vendim përfundimtar deri sa të publikohen rezultatet preliminare”, tha ai./IndeksOnline/